DEBATI MBI ÇËSHTJET E ARSIMIT

Me 22 dhjetor 2014, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim, përmes një debati të organizuar, trajtoi një çështje mjaft aktuale të momentit, gjegjësisht ndryshimet e propozuara nga Qeveria në Ligjin për arsim sipëror, të cilat ndryshime të propozuara shkaktuan pakënaqësi të madhe në mesin e studentëve dhe profesorëve, e shoqëruar pastaj edhe me protesta dhe bojkotim të procesit edukativo-arsimor.

Tema e trajtuar në këtë debat të organizuar nga QMBI ishte: “Eksperimentimi në arsim, nevojë për cilësi apo kontroll shtetëror”.

Ligjërues të debatit në fjalë ishin:

– Dr. Biljana Vankovska, profesor universitar
– Dr. Jeton Shasivari, profesor universitar
– Dr. Aziz Pollozhani, ish-ministër i arsimit
– z. Andrej Bogatinoski , përfaqësues i Plenumit Studentor