Debat publik i QMBI me rastin e 10 Dhjetorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut – 10 dhjetorit, Qendra për
Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), sot, në Hotel Bushi në Shkup, organizoi
debatin publik me temë “Ankesa kushtetuese si instrument juridik i mbrojtjes së lirive dhe të
drejtave të njeriut dhe të qytetarit në RMV – gjendja dhe perspektiva”, me panelistët e ftuar,
prof. dr. Jusuf Zejneli, dekan i Fakultetit Juridik në UT dhe prof. dr. Jeton Shasivari, ligjërues
në Fakultetin Juridik në UEJL.


Meqë epiqendër e shkeljes së të drejtave të njeriut është vet njeriu, edhe përskaj
normave dhe konventave të cilat ekzistojnë, përsëri ky mbetet një shqetësim në nivel global,
ndërsa edhe kushtet në të cilat është Republika e Maqedonisë së Veriut në lidhje me të drejtat
dhe liritë e njeriut janë në një shkallë që është ende për t’u dëshiruar, aq më shumë që, edhe
Gjykata Kushtetuese rrallë përcakton në dobi të qytetarëve gjatë ankesave që ata parashtrojnë.
Ky ishte njëri nga konstatimet e panelistëve, të cilët në mënyrë shumë koncize dhe profesionale
e zhvilluan qasjen e tyre për temën në fjalë.
Pjesa e dytë e debatit pasoi me pyetje dhe shfaqje të dilemave e peripecive sa i përket
gjyqësisë dhe së drejtës në përgjithësi, diskutimit mbi mekanizmat dhe instrumentet juridike,
mundësisë së vendit tonë për të bërë hapa serioz në rrugëtimin e reformimit të sistemit gjyqësor
etj., rreth të cilave përgjigjet dhe mendimet e tyre i dhanë edhe panelistët.
Si përfundim u konstatua se drejtësia në vendin tonë ka nevojë për një reformim
rrënjësor dhe se për një gjë të tillë jemi përgjegjës vet ne, më shumë se çdo kush tjetër.