Me datë 9 mars 2024, e shtunë, u mbajt Kuvendi i rregullt vjetor i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI).
Në seancën e parë të punimeve të Kuvendit, Kryetari i QMBI-së, Dr. Kujtim Kasami, paraqiti para kuvendarëve raportin e aktiviteteve dhe raportin financiar për vitin 2023. Pas diskutimeve nga kuvendarët rreth raporteve të paraqitura, të njëjtit u miratuan njëzëri nga kuvendarët e pranishëm.
Në seancën e dytë të punimeve të Kuvendit, nga kryetari i QMBI-së u elaborua para kuvendarëve Plani aksional i aktiviteteve për vitin 2024, i cili po ashtu u miratua nga kuvendarët e QMBI-së.