QENDRA PËR MIRËKUPTIM
DHE BASHKËPUNIM INSTITUCIONAL (QMBI)
QENDRA
PËR MIRËKUPTIM DHE BASHKËPUNIM INSTITUCIONAL (QMBI)               është organizatë joqeveritare e
themeluar në fillim të vitit 2010. Selia e QMBI është në Shkup, ndërsa aktiviteti
i saj shtrihet në gjithë territorin e RM-së.
Gjatë funksionimit dhe veprimit të
vet, QMBI ndjek mekanizma legalë dhe ligjorë për arritjen e objektivave të
veta, të cilat nuk bien në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ligjet
vendore në fuqi.
Puna e QMBI-së është publike. Kjo realizohet
përmes njoftimit të rregullt për të gjitha aktivitetet dhe format e veprimit.
Për informim dhe njoftim të opinionit të gjerë shfrytëzohen mjetet elektronike
dhe të shkruara, botimet e ndryshme, interneti etj.
QMBI angazhohet për mirëkuptim, bashkëpunim
dhe bashkëveprim me organizatat tjera joqeveritare që veprojnë në Republikën e Maqedonisë,
në pajtim me përcaktimet e veta programore. Po ashtu, synim i QMBI është edhe anëtarësimi
në asociacione më të gjera në nivel vendor, rajonal, evropian dhe më gjerë, në përputhshmëri
me statutin e vet.
VIZIONI I QMBI:
Organizatë udhëheqëse në promovimin e vlerave;
promotor i zhvillimit të gjithmbarshëm; organizatë e afirmuar dhe integruar në
vend dhe në arenën ndërkombëtare.
MISIONI I QMBI:
Ndërtimi i shoqërisë së shëndoshë, në bazë të
vlerave universale humane, përmes veprimtarisë institucionale.
DISA NGA OBJEKTIVAT E QMBI:
1. Promovimi i vlerave të paqes, tolerancës,
mirëkuptimit, bashkëjetesës, dialogut, bashkëpunimit, jo diskriminimit dhe
kohezionit social;
2. Përmirësimi
i rolit dhe ngritja e vetëdijes së qytetarit në shërbim të interesave të
përgjithshme;
3. Zgjerimi
i dialogut kulturor dhe qytetërues mes bashkësive të ndryshme etnike dhe
fetare, me qëllim të forcimit të stabilitetit shoqëror;
4. Krijimi
i urave lidhëse dhe bashkëpunuese me organizatat e ndryshme joqeveritare dhe
institucionet qeveritare, në nivel vendor, evropian dhe botëror, në kuadër të
arritjes së objektivave dhe interesave të përbashkëta;
5. Dhënia
e kontributit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut,
sigurisë dhe dinjitetit të tij;
6. Ruajtja
e identitetit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare dhe fetare;
7. Angazhimi
drejt përmirësimit të kushteve socio-ekonomike të shtresave të rrezikuara në
shoqëri;
8. Përkujdesja
ndaj fëmijëve dhe të rinjve, përmirësimi i kushteve të nevojshme për ndjekjen e
procesit edukativo-arsimor në përgjithësi, si dhe mbështetja e tyre në këtë
drejtim;
9. Ruajtja
dhe zhvillimi i mjedisit jetësor.

10. Themelimi i institucioneve të ndryshme me
benefit për shoqërinë (kulturore, arsimore, humanitare, edukative,
publicistike, sportive etj.)