VIZIONI I QMBI-së
Organizatë udhëheqëse në promovimin e vlerave; promotor i zhvillimit të gjithmbarshëm; organizatë e afirmuar dhe integruar në vend dhe në arenën ndërkombëtare.
MISIONI I QMBI-së
Ndërtimi i shoqërisë së shëndoshë, në bazë të vlerave universale humane, përmes veprimtarisë institucionale.
OBJEKTIVAT E QMBI-së
1. Promovimi i vlerave të paqes, tolerancës, mirëkuptimit, bashkëjetesës, dialogut, bashkëpunimit, jo diskriminimit dhe kohezionit social;
2. Ruajtja e identitetit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare dhe fetare.
3. Përkujdesja ndaj fëmijëve dhe të rinjve, përmirësimi i kushteve të nevojshme për ndjekjen e procesit edukativo-arsimor në përgjithësi, si dhe mbështetja e tyre gjatë këtij procesi.
4. Përmirësimi i rolit dhe ngritja e vetëdijes së qytetarit në shërbim të interesave të përgjithshme.
5. Zgjerimi i dialogut kulturor dhe qytetërues mes bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare, me qëllim të forcimit të stabilitetit shoqëror.
6. Krijimi i urave lidhëse dhe bashkëpunuese me organizatat e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, në nivel vendor, evropian dhe botëror, në kuadër të arritjes së objektivave dhe interesave të përbashkëta.
7. Dhënia e kontributit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, sigurisë dhe dinjitetit të tij.
8. Angazhimi drejt përmirësimit të kushteve socio-ekonomike të shtresave të rrezikuara në shoqëri.
9. Ruajtja dhe zhvillimi i mjedisit jetësor në të cilin jetojmë.
10. Themelimi i institucioneve të ndryshme me benefit për shoqërinë (kulturore, arsimore, humanitare, edukative, publicistike, sportive etj.)
11. Objektiva dhe qëllime tjera pozitive, të cilat do të paraqiten si të nevojshme gjatë punës dhe funksionimit të QMBI.