FUSHATË E REALIZUAR ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Më rastin 10 dhjetorit, Ditës
ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim
Institucional realizoi një fushatë përmes organizimit të disa debateve me
ekspertë, politikanë e analistë. Tema boshte rreth së cilës u zhvilluan këto
debate nga QMBI kishte të bëjë me trajtimin e të drejtave dhe lirive nën
prizmin e Marrëveshjes së Ohrit.
Debatet në fjalë u organizuan si vijon:
1. Në Universitetin e Evropës Juglindore
në qytetin e Tetovës, me datë 07.12.2010.

 

Aktiviteti në fjalë u organizua në
bashkëpunim me Qendrën e të Drejtave të Njeriut pranë UEJL. Në prani të një
numri të konsiderueshëm të profesorëve dhe studentëve të UEJL, si dhe të
mysafirëve nga jashtë, panelistët Doc. d-r. Jeton Shasivari dhe publicisti Kim
Mehmeti shtjelluan temën: “Statusi i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë pas nënshkrimit të
Marrëveshjes së Ohrit”.

 

2. Në Universitetin privat FON në Shkup,
me datë 09.12.2010.
Debatues të këtij debati ishin Prof. dr.
Nano Ruzhin, ambasador disavjeçar i RM-së në NATO, si dhe Doc. dr. Mersel
Bilalli, ish deputet në Parlamentin e RM. Tema e cila u shtjellua me këtë rast
ishte: “Marrëveshja e Ohrit – garanci për një Maqedoni multietnike,
multikonfesionale, multikulturore. A është e tillë edhe në praktikë?”
3. Në Komunën e Çairit, me datë
10.12.2010.
Debati i tretë në kuadër të fushatës së organizuar nga QMBI u realizua
në Komunën e Çairit, ku si panelistë ishin:
– Prof. dr. Bajram Pollozhani, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese të
Republikës së Maqedonisë;
– Prof. dr. Vllado Popovski, ministër i drejtësisë në periudhën
1992-1994 dhe 2001-2002, si dhe ministër i drejtësisë në periudhën 1994-1997;
– Kenan Hasipi, kryetar i Partisë Demokratike Turke dhe deputet aktual
në Parlamentin e RM-së.
Tema e shtjelluar gjatë këtij debati ishte “Çka i solli Marrëveshja e
Ohrit Republikës së Maqedonisë – të drejtat dhe liritë e njeriu”.