Me datë 10 dhjetor 2013, në hotelin “Stone Bridge” në Shkup, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional organizoi debatin me temë: “Liria e shprehjes – sfidë për Republikën e Maqedonisë”, ku si panelistë morën pjesë:
– Muhamed Zekiri, kryeredaktor i televizionit Alsat-M,
– Lidija Bogatinova, kryeredaktore televizionit Kanal 5,
– Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë,
– Lidija Dimova, drejtore e Qendrës Maqedonase për Edukim Evropian.
Me këtë rast u konstatua se në Republikën e Maqedonisë kemi të bëjmë më një kufizim të theksuar të lirisë së shprehjes nga ana e pushtetit dhe presione të formave të ndryshme, si dhe me ndarje jo të barabartë të mjeteve të reklamave qeveritare në të gjitha mediat njësoj.
Gjatë debatit në fjalë u bë promovimi edhe i numrit të parë të revistës shkencore, e cila botohet në kuadër të QMBI-së dhe trajton tema nga lëmi të ndryshme shoqërore dhe shkencore.