Me datë 09.07.2015, në zyrat e Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi në mes të Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), përfaqësuar nga kryetari Mr. Muhamed Murtezi, dhe Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN), përfaqësuar nga kryetari Dr. Ylber Sela.
Ky Memorandum bashkëpunimi përfshinë më tepër lëmi, edhe atë: sferën e arsimit dhe shkencës, promovimin e sektorit joqeveritar, organizimin e konferencave dhe trajnimeve, shtypit të botimeve dhe punimeve, si dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

Qëllimi kryesor i këtij Memorandumi është thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve në fjalë, në kuptimin e dhënies së kontributit të përbashkët për shoqërinë tonë në fusha dhe lëmi të interesit mbarëshoqëror. Meqë arsimi, shkenca dhe sektori civil paraqesin disa nga shtyllat më kryesore të avancimit dhe zhvillimit të një shoqërie të shëndoshë, vendin kyç në këtë bashkëpunim do të zë arsimi dhe shkenca, zhvillimi i resurseve njerëzore dhe sektorit joqeveritar, trajnimet dhe konferencat e përbashkëta, organizimi i shkollave verore, botimet, si dhe fusha tjera me interes të përbashkët.
Kryetarët e dy organizatave shprehën gatishmërinë e tyre për të filluar me realizimin e pikave të kësaj marrëveshje, me aktivitete dobiprurëse konkrete, në afat sa më të shkurtër kohor.
Kryetarët e dy organizatave shprehën gatishmërinë e tyre për të filluar me realizimin e pikave të kësaj marrëveshje, me aktivitete dobiprurëse konkrete, në afat sa më të shkurtër kohor.