Të nderuar e të respektuar mësues, profesorë, pedagogë e edukatorë, gëzuar 7 marsin,
ditën e kontributit tuaj!
Në këtë ditë të madhe, përkujtojmë edhe një herë punën tuaj të palodhshme dhe
kontributin e pashoq që keni dhënë dhe po jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër
shqipe, të cilën na e lanë amanet të parët tanë, përkushtimin tuaj shekullor në bartjen e
vlerave të mirëfillta edukativo-arsimore ndër gjeneratat e reja dhe te fëmijët tanë.
Sot të gjithë përkujtojmë dhe nderojmë mësuesit tanë të parë, ata që na mësuan shkronjat
e bukura shqipe, të cilët na mësuan si ta duam atdheun dhe ta respektojmë njëri-tjetrin.
Mësimet e mësuesve tanë u bënë udhërrëfyes yni drejt sukseseve individuale dhe
kolektive, në ndërtimin e jetës dhe ardhmërisë sonë.
Dita e mësuesit, 7 marsi, le të na shërbejë si një nxitje më shumë për të vlerësuar dijen,
edukatën dhe kulturën, për të synuar vlerat dhe respektin e ndërsjellë.
Qendra për Mirëkuptim dha Bashkëpunim Institucional
Sektori për Marrëdhënie me Publikun