Takim i drejtuesve të QMBI-së me përfaqësuesit e ambasadës së Suedisë në Shkup

Më datë 15.02.2017, një
delegacion i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), në përbërjen
e të cilit ishin kryetari i QMBI-së, Mr. Muhamed Murtezi dhe përgjegjësi i
Sektorit për Marrëdhënie me Publikun pranë QMBI-së, Prof dr. Afrim Osmani, qëndruan
në hapësirat e ambasadës së Suedisë në Shkup, ku realizuan një takim miqësor me
përfaqësuesit e ambasadës së Suedisë, në krye me zv/ambasadorin, z. Anton
Irekvist.
Në takimin në fjalë u
diskutuan tema dhe çështje të ndryshme që tangojnë të dyja palët dhe shoqërinë tonë
në përgjithësi. Qëllimi kryesor i takimit ishte njoftimi më për së afërmi me
QMBI-në, qëllimet dhe natyrën e aktiviteteve të saj, me theks mbi të veçantë
mbi rolin aktiv të QMBI-së si vëzhgues i procesit zgjedhor në zgjedhjet e fundit
parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.
Takimi u mbyll me gatishmërinë
e shprehur nga të dyja palët për bashkëpunim më të përafërt në të ardhmen, në drejtim
të realizimit të aktiviteteve dhe projekteve që janë interes i përbashkët jo
vetëm për palët në fjalë, por edhe për shoqërinë në përgjithësi.

 

Sektori për
Marrëdhënie me Publikun