Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit
diplomatik në vend, një delegacion i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional
(QMBI), i përbërë nga Mr. Muhamed Murtezi, kryetar i QMBI-së, dhe Dr. Afrim
Osmani, përgjegjës i Sektorit për Marrëdhënie me Publikun pranë QMBI-së, me datë
21.02.2017 qëndruan në hapësirat e ambasadës së Holandës në Shkup, ku realizuan
një takim miqësor me përfaqësuesit e kësaj ambasade.

Gjatë takimit në fjalë u
diskutuan çështje të ndryshme që preokupojnë të dyja palët dhe shoqërinë në
përgjithësi. Me këtë rast, drejtuesit e QMBI-së i njoftuan përfaqësuesit e
ambasadës së Holandës me qëllimet dhe aktivitetet e kësaj organizate gjatë
periudhës së kaluar, duke vënë një theks të veçantë mbi aktivitetin e fundit të
QMBI-së, e që kishte të bëjë me vëzhgimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare,
të mbajtura me 11 dhjetorit të vitit të kaluar.

Në fund të takimit të dyja
palët shfaqën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në të ardhmen në
aktivitete dhe projekte me interes të përbashkët.

Sektori për Marrëdhënie me Publikun