TRIBUNË SHKENCORE: “MUSLIMANËT E BALLKANIT – SFIDA DHE PERSPEKTIVA”

Me 5 dhe 6 dhjetor 2014, si musafir i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, për vizitë në Republikën e Maqedonisë qëndroi një delegacion disa anëtarësh nga Republika e Turqisë, i udhëhequr nga ish-deputeti në Parlamentin e Republikës së Turqisë z. Shefki Jëllmaz.

Me këtë rast, mes tjerash, u realizua një tribunë shkencore, në të cilën z. Shefki Jëllmaz ligjëroi në temën: “Muslimanët e Ballkanit – sfida dhe perspektiva”.

Në sallën e mbushur përplot të hotelit Holiday Inn në Shkup, ligjëruesi e trajtoi temën e lartëpërmendur në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për auditoriumin e gjerë, të përbërë prej njerëzve të gjeneratave të ndryshme dhe individëve me angazhime të ndryshme profesionale.