URIM ME RASTIN E DITËS SË ALFABETIT

  

Anembanë botës, sot shqiptarët shënojnë 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit, i
vendosur në Kongresin e Manastirit. Me këtë rast, Qendra për Mirëkuptim
dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) uron të gjithë shqiptarët për këtë
ditë të shkrimit.
Me shënimin e kësaj date të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, ne
nderojmë vetveten dhe gjuhën tonë të bukur shqipe, sakrificën e
gjeneratave të shumta, të cilat kontribuuan në ruajtjen dhe zhvillimin e saj,
brez pas brezi.
Ky përkushtim i gjeneratave të mëparshme, na obligon edhe më shumë për
afirmimin dhe drejtshkrimin e saj, si dhe mbrojtjen nga përdhosja dhe
injorimi që na e bëjnë të tjerët.
Le të përkujtohet kjo datë, sa të ekzistojë leximi dhe mësimi shqip!

Sektori për Marrëdhënie me Publikun