NJ O F T I M
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 11 dhjetor 2016, do të vëzhgojë procesin zgjedhor në vend. Mbikëqyrja e procesit zgjedhor do të realizohet përmes përcaktimit të aktivistëve/anëtarëve të QMBI-së në një numër të konsiderueshëm të vendvotimeve, në disa komisione komunale, si dhe në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve.
Për këtë qëllim, QMBI tashmë ka siguruar autorizimin e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për ndjekjen e procesit zgjedhor, si rezultat i plotësimit të të gjitha kushteve të kërkuara me ligj për vëzhgimin e këtij procesi nga ana e QMBI-së.
Me këtë rast, shpresojmë që QMBI-ja të luajë një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv, bashkë me të gjitha subjektet tjera pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor, në përcjelljen dhe mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve të radhës, të cilat konsiderojmë se janë shumë të rëndësishme për perspektivën dhe të ardhmen e vendit.