QMBI DHE AAG ORGANIZUAN TRAJNIMIN NJËDITOR: “FAMILJA, OAZË E MIRËKUPTIMIT DHE DASHURISË”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dhe Asociacioni për Afirmimin e Gruas, në hotelin New Star në Shkup më 16 maj 2017 bashkëorganizuan trajnimin njëditor me moto “Familja, oazë e mirëkuptimit dhe dashurisë”, me trajnuesin e mirënjohur të kësaj fushe Dr. Xhasim Mutava.

Trajnimi në fjalë u realizua në dy seanca. Në seancën e parë ligjëruesi trajtoi temën “Idetë e shquara në zgjidhjen e problemeve familjare”, ndërsa në seancën e dytë elaboroi temën “Raportet bashkëshortore në shtëpinë profetike”.

Nga të pranishmit e shumtë pati edhe disa pyetje të parashtruara në lidhje me temën, të cilave ligjëruesi iu përgjigj me kujdes e përpikëri.

Pas mbarimit të trajnimit, organizatorët ndanë një pllaketë mirënjohëse për ligjëruesin e këtij trajnimi, Dr. Xhasim Mutava, ndërsa u bë edhe shpërndarja e çertifikatave për të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit.