Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) i jep mbështetje të plotë Marshit paqësor për ajër të pastër, i organizuar nga Koalicioni O2 për ajër të pastër dhe Ambasada e parë e fëmijëve në botë MEGJASHI, i paralajmëruar për sot, 21 shtator, me rastin e Ditës botërore të paqes. Në këtë drejtim, QMBI i bashkangjitet kërkesave të cilat organizatorët e këtij marshi i kanë dërguar deri te Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe institucionet tjera relevante. Duke pasur parasysh faktin se jemi në vigjilje të fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 15 tetor të këtij viti, vlerësojmë se kërkesat e njëjta është mirë të përcillen edhe deri te të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave në gjithë vendin.
Me këtë rast, QMBI tregon gatishmërinë e vet për të qenë pjesë edhe e nismave, aktiviteteve dhe projekteve tjera në të ardhmen, të cilat do të kenë për synim ruajtjen dhe përmirësimin e ambientit jetësor në të cilin jetojmë, si dhe ngritjen e vetëdijes ekologjike te popullata.