Takim me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Taravari

Një delegacion i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, i drejtuar nga kryetari Muhamed Murtezi, realizoi sot një vizitë dhe takim me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Taravari.

Delegacioni i QMBI-së uroi ministrin Taravari për postin e marrë dhe i dëshiroi sukses në realizimin e reformave të paralajmëruara nga ministri, në drejtim të përmirësimit të gjendjes së palakmueshme në sferën e shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Taravari njoftoi me disa nga aktivitetet prioritare që ka paraparë e ndërmarrë për tejkalimin e kësaj situate dhe shprehi edhe njëherë gatishmërinë për të dëgjuar me vëmendje zërin e qytetarëve dhe të shoqërisë civile në këtë drejtim.

Kryetari i QMBI-së, Muhamed Murtezi, mes tjerash, njoftoi ministrin Arben Taravari se QMBI në objektivat dhe fushëveprimin e vet ka edhe aktivitete të fushës shëndetësore.

Gjatë takimit, të dyja palët u dakorduan për nevojën e një bashkëpunimi të ndërsjellë në drejtim të realizimit të ideve dhe projekteve me interes të përgjithshëm.