Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), merr pjesë në shënimin e Javës Evropiane – Ditët e Evropës, organizuar nga Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, Institut ky me të cilin QMBI disa vite më parë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Aktivitetet e para u shënuan në komunën e Çairit dhe në Info-qendrën e BE-së në Shkup.