QMBI MBAJTI KUVENDIN ZGJEDHOR, PROF. DR. AFRIM OSMANI U ZGJODH KRYETAR I QMBI

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), me datë 27 tetor 2018 (e shtunë), e mbajti Kuvendin e vet të rregullt vjetor, i cili njëherit ishte edhe Kuvend zgjedhor.
Ndër pikat e mbledhjes së Kuvendit në fjalë ishin edhe raporti mbi aktivitetet e realizuara gjatë mandatit të kaluar katër vjeçar (2014-2018) dhe miratimi i statutit të ri të QMBI-së. Po ashtu, Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit.
Duke pasur parasysh karakterin zgjedhor të këtij Kuvendi, kuvendarët e zgjodhën edhe kryetarin e ri të QMBI-së dhe miratuan kryesinë e re të kësaj organizate joqeveritare. Kështu, kryetar i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) në mandatin e ardhshëm katërvjeçar u zgjodh Prof. Dr. Afrim Osmani, ligjërues në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tetovës.
Shërbimi për Informim pranë QMBI