AKTIVITET ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e njeriut, Fakulteti Juridik pranë Universitetit të Tetovës dhe Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional organizuan debat shkencor kushtuar të drejtave të njeriut.

Debati shkencor u realizua përmes disa aktiviteteve:

– prezantim i video-klipit kushtuar lirive dhe të drejtave të njeriut;
– fjalë përshëndetëse të dekanit të Fakultetit juridik dhe të kryetarit të QMBI-së;
– prezantim i panelistëve me tema të caktuara, kushtuar të drejtave të njeriut;
– debat, i cili vijoi pas prezentimit të panelistëve, ku u përfshinë publiku dhe mediat;
– ndarja e mirënjohjeve personaliteteve dhe OJQ-ve që kanë dhënë kontribut në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Panelistë të këtij debati shkencor ishin:

  1. – Prof. Dr. Judithanne Scourfield McLauchlan – Florida, USA
    – Prof. dr. Ali MUSLIU – Fakulteti juridik, UT
    – Doc. dr. Bekim MAKSUTI – zv/ministër i mbrojtjes në Qeverinë e RM-së
    – Doc. dr. Bujar AHMEDI – Fakulteti juridik, UT
    – Sali MURAT – Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese
    – Burim Sejdini – Kryetar i Gjykatës Administrative