Me rastin e aksidentit të sotëm (13.02.2019) në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën dhe u lënduan dhjetëra persona, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët dhe miqtë e gjithë atyre që humbën jetën në këtë fatkeqësi të rëndë komunikacioni. Në këto momente pikëllimi, bashkëndjejmë me dhimbjen dhe mërzinë e tyre. Zoti ua shtoftë durimin!
Me këtë rast, QMBI vlerëson lartë angazhimin dhe kontributin e banorëve të vendbanimeve në afërsi të vendndodhjes së fatkeqësisë dhe të qytetarëve kalimtarë për ofrimin e ndihmës së parë për personat e aksidentuar, si dhe qasjen profesionale të personelit mjekësor në trajtimin e të lënduarve.
Zoti i mëshiroftë të vdekurit, ndërsa i shëroftë të lënduarit!
Qendra për Mirëkuptim dha Bashkëpunim Institucional
Sektori për marrëdhënie me publikun