U mbajt Konferenca Mbarëkombëtare Shkencore:  “Pavarësia e Shqipërisë dhe shqiptarët 112 vjet pas”

Me rastin e Ditës së Flamurit, më 28 nëntor 2024, në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u mbajt KonferencaMbarëkombëtare Shkencore me temë: “Pavarësia e Shqipërisë dhe shqiptarët 112 vjet pas”, në bashkë organizim mes Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dhe Universitetit “Nënë Tereza”.

Fjalë përshëndetëse në këtë Konferencë patën Kryetari i Fondacionit AXIS, z. Rufat Sherifi, dhe Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Izet Zeqiri, të cilët theksuan rëndësinë e kësaj date historike për shqiptarët, duke e cilësuar 28 nëntorin e vitit 1912 si një ngjarje shumë të rëndësishme drejt aspiratave të kombit shqiptar për liri dhe identitet kombëtar.

Konferenca u moderua nga z. Fisnik Shabani, ndërsa brenda dy sesioneve të saj kumtesat i paraqitën studjues të njohur nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. 

Në sesionin e parë, punimet e tyre i paraqitën: Dr. Ardian Muhaj me temë: “Pavarësia e shtetit shqiptar dhe roli i shqiptarëve në kontekstin rajonal pas shkëputjes nga Perandoria Osmane”, Dr. Sylë Ukshini me temë: “Qëndrimi i diplomacisë gjermane ndaj çështjes shqiptare në Konferencën e Londrës”, Dr. Muhamed Jashari me temë:  “Pavarësia e Shqipërisë – një lindje nga kaosi”, Dr. Izet Zeqiri me temë: “Pavarësia e Shqipërisë dhe ekonomia e shqiptarëve 112 vjet pas: Analizë krahasuese e situatës ekonomike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni” dhe Dr. Fehari Ramadani me temë: “Politika ballkanike e Austro-Hungarisë dhe pavarësia shqiptare”.

Gjatë sesionit të dytë punimet e tyre i prezantuan: Mr. Behar Kaçeli me temë: “Organizimi i jetës fetare te shqiptarët pas shkëputjes nga Kalifati Osman”, Dr. Fati Iseni me temë: “Lëvizja xhonturke dhe shqiptarët”,  Dr. Sevdail Demiri me temë: “Shqiptarët e Shkupit dhe Kumanovës në luftën për bashkim dhe flamur kombëtar” dhe Dr. Kujtim Kasami me temë: “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë – akt me rëndësi historike”.

Ky bashkëpunim mes Fondacionit AXIS, Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dhe Universitetit “Nënë Tereza”, në një ditë dhe ngjarje të madhe si kjo, dëshmonrëndësinë e bashkëveprimit mes subjekteve dhe institucionevetona në promovimin e gjërave me vlerë, shkëmbimit të ideve dhe përvojave të ndërsjella, ruajtjes e forcimit të identitetit tonë, si dhe zhvillimit tonë të gjithmbarshëm.