QMBI VIZITOI AMBASADËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHKUP, ME RASTIN E PËRVJETORIT TË PAVARËSISË

Me rastin e tre vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, një delegacion i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, i kryesuar nga nënkryetari Zija Abdiu dhe Afrim Osmani, vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup dhe ambasadorin e Kosovës, zotëri Skënder Durmishi. Përveç urimeve të ndërsjella me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në këtë takim u urua edhe për ecurinë pozitive të Kosovës drejt forcimit institucional dhe integrimeve në institucionet ndërkombëtare.
Nga ana e QMBI-së u potencua fakti se shqiptarët e Maqedonisë janë shpirtërisht të lidhur me Kosovën dhe forcimin e Kosovës si shtet e shohin edhe si ngritje dhe forcim edhe të pozitës së shqiptarëve të Maqedonisë.
Në këtë takim QMBI i ndau ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, z. Skënder Durmishi, edhe një pllakatë në formë mirënjohje, me rastin e trevjetorit të pavarësisë.