QMBI realizoi debatin e hapur me temë: “Amnistia dhe falja, mes vendimit juridik dhe politik”

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), sot, me datë 6 dhjetor, në sallën e madhe të mbledhjeve të Këshillit të Komunës së Çairit, realizoi aktivitetin e paraparë, debatin e hapur me temë “Amnistia dhe falja, vendim juridik dhe politik”.
Me këtë rast, panelistët Prof. Dr. Temelko Risteski, Prof. Dr. Afrim Osmani dhe analisti politik Agim Jonuz e trajtuan këtë çështje të ndijshme nga këndvështrime të ndryshme profesionale, por që pati një emërues të përbashkët, edhe atë se përgjegjësi politike dhe juridike duhet pasur për të gjithë funksionarët shtetërorë që kanë bërë shkelje ligjore, e të cilat nuk guxojnë të mbulohen dhe harrohen përmes kurrfarë faljeje apo asnjë lloj amnistie.