U mbajt Kuvendi i rregullt i QMBI

Më 17 mars 2023, e premte, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) mbajti Kuvendin e rregullt vjetor.
Ndër pikat e rendit të ditës ishte paraqitja dhe diskutimi rreth aktiviteteve të realizuara nga Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional në periudhën kohore maj 2022 – mars 2023, të elaboruara para kuvendarëve nga kryetari i QMBI, Dr. Kujtim Kasami.

Po ashtu, pikë me rëndësi qe edhe shqyrtimi dhe plotësimi i Planit aksional të aktiviteteve për vitin vijues 2023.
Mes tjerash u diskutua edhe për nevojën e gjetjes së mënyrave më të përshtatshme dhe më efikase të realizimit projekteve në dobi të shoqërisë.