28 Nëntori, i njohur edhe si Festa e Flamurit, padyshim përmbush synimin madhor mbarëshqiptar për të pasur shtetin e pavarur dhe sovran, ngjashëm sikurse kombet tjera evropiane.
Shënimi i kësaj date të rëndësishme, jo vetëm që e mban gjallë këtë ngjarje në memorien tonë kolektive, por, në të njëjtën kohë, shërben si busull për tu zhvilluar edhe më tej, me synim që të realizojmë qëllimet tona kombëtare.
Me këtë rast, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), të gjithë shqiptarëve kudondodhur, ua uron festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit.
Dr. Kujtim Kasami
Kryetar i QMBI