NËNSHKRIM I MEMORANDUMIT PËR PARTNERITET PËR PROJEKTIN “BE CLEAN, BE GREEN”

Sot, më datë 28.12.2023, e enjte, në hapësirat e Komunës së Haraçinës u bë nënshkrimi dhe promovimi i Memorandumit për partneritet për Projektin “Be Clean, Be Green” në mes kryetarit të Komunës së Haraçinës, z. Ridvan Ibraimi, kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smail Latifi, kryetarit të Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), Dr. Kujtim Kasami dhe drejtorit ekzekutiv të Green Art Center – GAC, z. Lorik Muçaj.
Ky projekt ka të bëjë me zgjidhjen e problemit dhe menaxhimit me mbeturinat në Komunën e Haraçinës dhe Komunën e Rahovecit.
Projekti në fjalë mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Më pastaj, të gjithë së bashku bënë homazh në Memorialin “Dëshmorët e Kombit” në Haraçinë.

e