Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) botoi librin shkencor me titull “E DREJTA E PËRDORIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË” me autor Mr. Herolind Limani
Ky libër paraqet tezën e magjistraturës, të punuar me përkushtim të lartë nga ana e autorit Herolind Limani.
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi shkencor është që nëpërmjet analizimit dhe sqarimit të dispozitave ligjore të akteve ndërkombëtare dhe atyre kombëtare si dhe nëpërmjet komparacioneve me shtetet tjera të vërtetojë se, njohja e cilësdo gjuhë, e në rastin konkret e gjuhës shqipe, është shprehje e diversitetit kulturor brenda sferës së sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial, si dhe është shprehje edhe e pasurisë kombëtare të vendit dhe si e tillë ajo në asnjë mënyrë nuk e cënon karakterin qytetar ose unitar të shtetit, por përkundrazi e forcon atë.
Dhe pasi qëllimi i një hulumtimi shkencor është të sjell risi apo të trajtojë materie të cilat nuk janë trajtuar më parë, ky disertacion si sjellje të re dhe të pa trajtuar më parë ka analizimin e detajuar të Ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve dhe dhënien e sqarimeve të nevojshme të të njëjtit.
Dhe pikërisht nëpërmjet analizimit të akteve ndërkombëtare dhe kombëtare autori mundohet që të gjejë zgjidhjen e problemit.
Ky libër botohet me mbështetje të Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.